Interi e vazhdon aventurën në Serie A pas barazimit në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk.

Interi javën e kaluar e mundi Genoan në Serie A, derisa sot ata do të përballen me skuadrën që gjithmonë atyre ju ka kushtuar probleme, skuadrën e Parmës.

Kujtojmë se Interi në këtë ndeshje do të luajë pa sulmuesin e tyre në formë, Romelu Lukaku, i cili ka pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetsk, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat të barabartë.

Kurse sot, Conte do të luajë me Lautaron, Perisicin e Eriksenin më përpara, e të cilët synojnë që të fitojnë kundër Parmës që shpesh ka ditur që t’i shkaktojë kokëçarje skuadrës nga qyteti i Milanos./TV Malisheva

Share.