Simone Inzaghi do të vazhdojë të jetë trajneri i Interi edhe për dy vite të tjera.

Ish-trajneri i Lazios ka arritur marrëveshje me “Neroazzurrët” duke nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2025.

“FC Internazionale Milano është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Falë marrëveshjes së re, trajneri do të jetë në krye të “Nerazzurrëve” deri në vitin 2025.”, thuhet në njoftimin zyrtare të lëshuar nga gjiganti italian.

Nën drejtimin e Inzaghit, Interi e ka nisur fuqishëm sezonin duke shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para, derisa në sezonin e kaluar ishin në finale të Ligës së Kampionëve.

/TV Malisheva

Share.