Ish-mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Ardit Toli, ka prej një jave që stërvitet te gjigantët gjermanë të Borusias së Dortumundit.

Lajmi është zbuluar nga mediat greke, që kanë siguruar edhe një fotografi të 22-vjeçarit me fanellën e verdhe të Dortmundit.

Toli është prodhim i akademisë së Olimpiakosit, ndërsa që nga vitit 2017 luan për klubin e Kisamikos, që militon në Ligën e Dytë greke. Sipas “sport24.gr”, prej një jave Toli po testohet në Gjermani me shpresën për të firmosur me klubin e madh nga Vestfalia.

Për momentin mbrojtësi nuk është përfshirë në skuadrën e parë, por në atë U-23 të verdhezinjve. Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21 dhe të rinjve të Olimpiakosit është dhënë në dy sezonet e fundit në formë huazim te Kisamikos nga kampionët në fuqi të Greqisë.

Në sezonin e fundit ai luajti 32 ndeshje, ndërsa tani ëndërron të firmosë për klubin gjerman, ku mund ta nisë nga ekipi U-23.

Share.