Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci do të jetë tekniku më i ri i skuadrës kroate të Osijekut.

“Panorama Sport” mëson se tekniku italian ka firmosur me klubin kroat dhe është gati për të nisur aventurën e re.

Pritet që në orët në vazhdim ai të zyrtarizohet dhe nga vet klubi.

Kjo është skuadra e parë për Panuccin që do të marrë në drejtim, pas largimit nga Kombëtarja kuqezi.

Share.