Do të jetë Prishtina-Ballkani, finalja e Digitalb Kupës.
Ndeshja e cila është përcaktuese për dalje në Evropë, do të luhet në kryeqytet, dhe pa asnjë dyshim pritet të dhuroj lojë të mirë, energjike, shkruan Korneri.
Ekskluzivisht morëm vesh se kjo përballje do të luhet ditën e mërkurë me 29 korrik me fillim nga ora 17.45.
Për fat të keq, ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve.