Ish-futbollisti tashmë trajneri, Granit Begolli, ka deklaruar se Bylbyl Sokoli është larguar nga Flamurtari pasi që ka kërkuar nga presidenti i klubit, Imer Ademi që vetëm atij t’i raportojë.

Begolli ka thënë se e njeh shume mirë ambientin te Flamurtari pasi që ka luajtur aty.

“Kam informacione nga brenda. Sokoli ka kërkuar nga kryetari Imer Ademi që ai mos t’i jep askujt llogari përpos atij. Nuk mund të shkelen disa njerëz që kanë dhënë shumë kontribut te Flamurtari siç janë Agim Hasani, Jusuf Tortoshi dhe Arbnor Morina. Në klub duhet të ketë hierarki”, ka deklaruar Granit Begolli për emisionin “Sport Show” në Klan Kosova

Sokoli u nda me Flamurtarin pa e zhvilluar asnjë ndeshje me ekipin “kuqezi”.

Ai u prezantua në media së bashku me drejtuesit e klubit, Arbnor Morina dhe Agim Hasani.

Sokoli dhe drejtuesit deklaruan se ndarja erdhi për shkak se nuk kishin përputhshmëri në koncepte.

Share.