Prej disa ditësh po përflitet se Mozzik dhe Loredana po përjetojnë një krizë në çift.

I gjithë dyshimi lindi pasi ata nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit, nuk kanë publikuar foto së bashku.

Dhe për më tepër Mozzik nuk e mbështeti në Instagram Loredanën për këngën e re dhe sikur të mos mjaftonin këto, reperi as nuk ishte prezent në ditëlindjen e partneres.

Por deri tani as Mozzik as Loredana nuk ishin shprehur në lidhje me krizën e tyre.

E sot Loredana ka thyer heshtjne dhe me anë të një psotimi në Instagram ka treguar se ajo nuk është më Mozzik

‘Për të gjithë fansat e mi! Sic dhe e keni vërejtur unë dhe Mozzik nuk jemi parë më bashkë. Të dy vendosëm të bënim një pushim – si në punë ashtu edhe në jetën private. Kjo për mua nënkupton ndryshime të mëdha në familjen dhe karrierën time.Shkak i ngjarjeve në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur të performojmë veçmas në BONNIE & CLYDE TOUR 2020. Ne kemi nevojë për këtë distancë, që ndoshta në të ardhmen të gjejmë përsëri njëri tjetrin.Tani e tutje, unë jam një nënë beqare gjë që më bën edhe më të fortë. Të gjithë artistët që thonë, “Të këndosh live është kaq rraskapitëse”, jam e sigurt që nuk kanë pasur nevojë të ndërrojnë pelena menjëherë para performancës së tyre! E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana. – përfundon Loredana deklaratën e saj, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Share.