“Do të jem jo-aktive online për javët në vazhdim. Siç e dini, do jem në Virxhinia, ku do të përballem në gjykatë me ish-bashkëshortin tim Johnny Depp”, nis lajmërimi i fundit i Amber Heard në profilin e saj në median sociale “Instagram”.

Të hënën e 11 prillit, aktorja e njohur do të ballafaqohet me ish-bashkëshortin, i cili e ka hedhur në gjyq për shpifje.

Pritet që gjyqi të transmetohet online në vazhdimësi të ditës së sotme.

Më tej, në deklaratë, aktorja ka shpjeguar akuzat e Johnny Depp ndaj saj, duke theksuar se akoma po paguan pasojat.

Johnny Depp, Amber Heard to testify in person as they head to court again
Johnny Depp & Amber Heard

“Johnny më ka paditur për një artikull që shkrova për Washington Post, ku tregova eksperiencën time me dhunën dhe abuzimin. Nuk e përmenda asnjëherë emrin e tij, por fola për ‘çmimin’ që u duhet të paguajnë gratë kur flasin kundër burrave në fuqi. Unë vetë, ende po e paguaj çmimin, por shpresoj që, me mbylljen e kësaj çështjeje, të dy të ecim përpara”, vijon aktorja.

Por Amber nuk la pa përmendur se për ish-bashkëshortin “ruan shumë dashuri dhe ndjen dhimbje që u duhet t’i kthehen të shkuarës së tyre bashkë dhe para gjithë botës”

Aktorja shpreson se, me mbështetjen që ka marrë gjithë këto vite, do t’ia dalë mbanë betejës së fundit ligjore me Johnny Depp.

Divorci i tyre i papritur, kur ishin një prej çifteve më të dashur të Hollywood, mori një kthesë të keqe, në fillim të 2017-ës pas publikimit të disa imazheve të Heard-it, me shenja dhune.

Pasi gjithçka u bë virale, kompania amerikane e prodhimeve kinematografike, “Warner Bros”, e pushoi aktorin nga roli protagonist në “Fantastic Beasts 3”, po ashtu edhe nga filmi ikonik “Pirates of the Caribbean”.

Problemet mes Depp dhe Heard u shtuan edhe më shumë, kur aktori arriti të hapte gjyqin që do të zhvillohet sot me akuzën për “shpifje”, ndërsa pretendon vlerën prej 50 milionë dollarësh dëmshpërblim, kundër ish-bashkëshortes, ankesa e së cilës për anulim u hodh poshtë nga një gjykatës i Virxhinias.

Kjo, sipas mediave, do të jetë përballja e fundit e çiftit që prej vitesh luftojnë publikisht me njëri-tjetrin dyerve të gjykatave.

Marrë nga “Vanity Fair”, përshtatur për Albanian Post!

Share.