Që sapuni shërben për më shumë se ajo që i lajmë duart – tregojnë këto hile të shkëlqyeshme dhe të dobishme

Kur e shqiptoni fjalën “sapun”, shumicës së njerëzve asociacioni i parë u është banja, dushi apo larja e duarve, mirëpo sapuni mund të jetë i dobishëm edhe për më shumë se kjo.

Në të vërtetë, mund të na i zgjidhë disa probleme shumë irrituese dhe të mëdha shtëpiake, transmeton Telegrafi.

Po ju paraqesim gjashtë mënyra si ta përdorni sapunin në shtëpi dhe t’i zgjidhni disa probleme të mërzitshme:

Problemi me zinxhirin

Lyeni me sapun përgjatë zinxhirit, dhe do të befasoheni se si do të rrëshqasë lehtë. Të njëjtin veprim mund ta aplikoni kur ju prishet zinxhiri i çantës apo xhaketës.

Era e keqe nga këpucët

Posaçërisht te njerëzit të cilët djersiten shumë, era e keqe nga këpucët mund të jetë shumë e fortë. Zgjidhja është e thjeshtë: në secilën këpucë fusni nga një sapun dhe që nesër do të duhej ta ndienit përmirësim të dukshëm arome.

Aroma e pakëndshme në rroba

Në dollapin në të cilin i keni vendosur rrobat të cilat një kohë të gjatë nuk i keni përdorur, vendosni sapun dhe rrobat tuaja do të freskohen dhe do të jenë të freskëta dhe të pastra. Sapunin ndërroni një herë në dy deri tri javë.

Mbledhja e xhamave

Kur thyeni diçka nga xhami, është tmerr i vërtetë të mblidhen copat e vogla të xhamit, ndërkaq ju nuk do të rrezikoni t’i pritni duart.

Pickimi i mushkonjës

Në vendin e pickimit fërkoni pak sapun të lëngët, dhe të kruarit do të duhej të zhdukej në afat prej gjithsej disa sekondash.

Kërcëllitja e dyerve dhe dritareve

Asgjë më irrituese nuk ka se kërcëllitja e tmerrshme e dyerve dhe e dritareve. Mirëpo ekziston zgjidhja! Me sapun të thatë lyeni mirë bagllamat dhe pjesën tjetër të punës do ta bëjë sapuni – ju vetëm kënaquni me qetësinë!/Tv Malisheva

Share.