Juventus është përforcuar me një djalë të ri nga Baseli, si pjesë e operacionit që solli Kaly Sene në Zvicër
Bëhet fjalë për talentin nga Kosova, Albian Hajdari, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe përfaqëson Zvicrën U17, duke bërë pesë paraqitje në total
Lindur në Binningen, afër Bazelit, Hajdari është një mbrojtësi mjaft i fuqishëm dhe luan me këmbën e majtë.
Këtë sezon, ai luajti 10 ndeshje me Basel U18.
Te Juventusi, Albian Hajdari do të luajë për ekipin e të rinjve Primavera.