Juventus humbi mundësinë e parë për Scudetto duke u mposhtur nga Udinese me rezultat 2:1.
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri mund ta sigurojë trofeun e Serisë A me vetëm edhe tre pikë nga tre xhirot e mbetura deri në fund, transmeton lajmi.net.
Madje, Juventusi mund ta festojë titullin qysh në hotelin e skuadrës, para se të dalin në fushë të dielën për ta zhvilluar ndeshjen kundër Sampdorias.
Nëse Atalanta pëson disfatë kundër Milanit, përderisa Lazio dhe Interi s’arrijnë t’i fitojë ndeshjet e tyre kundër Genoas dhe Hellas Veronës, atëherë Juventusi do të shpallet matematikisht kampion, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen e tyre.
Kjo pasi që Juventusi ka rekord më të mirë në ndeshjet direkte sesa të gjithë skuadrat në top katërshe, kështu që nëse mbeten baras me pikë, bardhezinjtë e marrin kreun e ligës.