Donny van de Beek iu bashkua Manchester Unitedin nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori holandez u cilësua si një blerje e madhe, por ai nuk ka arritur të ambientohet në futbollin anglez.

23-vjeçari iu bashkua Djajve të Kuq për 39 milionë euro, por ai ka luajtur vetëm në 12 ndeshje në të gjitha garat, kryesisht duke u inkuadruar nga banka rezervë.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus po kërkon huazimin e holandezit në janar, në mënyrë që ta bëjë bashkë me bashkëkombësin e tij Matthijs de Ligt.

CalcioMercato ka raportuar se Zonja e Vjetër ka bërë ofertë zyrtare për lojtarin, duke e kërkuar në huazim në janar me të drejtë blerje në verën e vitit 2021 për 35 milionë euro.

Te United po mendojnë për largimin e lojtarit, pasi ai ka dëshmuar se nuk mund të adaptohet me futbollin anglez.

Gjithsesi Juventus nuk e ka të lehtë afrimin e reprezentuesit holandez, pasi për të interesim ka shprehur edhe Barcelona.

Share.