Garuesi ynë, Lorand Gjoshi ka siguruar fazën e gjysmëfinales në sportin e kajakimit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Nga gjithsej 66 garues sa ishin në disiplinën e sllallomit në kajakim, Gjoshi zuri vendin e 20-të.

Ndërkaq, në disiplinën e njëjtë por në konkurrencën e vajzave garoi Blandinë Xhemajli, e cila nuk arriti të siguroj gjysmëfinalen pasi zuri vendin e 41-të.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen të shtunë, sikurse edhe disiplina kros në të cilën do të garojnë Gjoshi dhe Xhemajli.

/TV Malisheva

Share.