Sot dega e LDK-së në Malishevë zgjodhi kryetarin e saj të ri, Fatmir Ademajn.

Në garë për të parin e LDK-së në Malishevë ishte edhe Labinot Gashi.

Gashi në një postim në Facebook tha se procesi ishte i parregullt, dhe se disa persona të Nismes kanë pasur ndikim në tërë procesin e sotëm, raporton TV Malisheva.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së Dega në Malishevë sot u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Degës së LDK-së ku para delegatëve të kuvendit u prezantuan dy kandidatura, unë Labinot Gashi ish sekretar i Degës së LDK-së që nga viti 2015 dhe Fatmir Ademaj Drejtor i Administratës në Komunën e Malishevës i paguar dhe i zgjedhur nga Nisma.

I tërë procesi zgjedhor i filluar me vendimin e nivelit qendror për zgjedhje të jashtëzakonshme ku për herë të parë në historinë e LDK-së përkundër rezultatit pozitiv në zgjedhjet lokal të Tetorit niveli qendor shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të degës.

Me të filluar ky proces ka pasur pabarabartësi për shkak se disa persona dega e LDK-së i kishte përjashtuar pasi që ishin në shërbim të Nismas dhe kishin përfituar pozita të drejtorëve, të njëjtit nga këto pozita përmes platformës online për regjistrimin e anëtarësisë ju mundësuan individëve të ndryshëm të regjistrohen me qëllime të caktuara e që ishin në përkrahje direkte nga Nisma.

Me të filluar kuvendet e nëndegëve filluan edhe problemet e para, ishin infiltruar individë nga subjektet tjera, kryesisht nga Nisma.

Kuvende të parregullta ishin disa ku për të cilat edhe i kam dhënë vëretjet e mia në cilësinë e anëtarit të komisionit si dhe kam dëshmi. Rasti i kuvendit të nëndegës së Banjës ku në bazë të listës së regjistrimit u identifikuan mbi 40 persona të subjekteve tjera, dhe një pjesë e delegatëve në shenjë proteste lëshuan kuvendin e më pas u zgjodh kryetari i nëndegës por jo edhe kryesia dhe delegatët, gjë që është në kundërshtim me statutin e LDK-së.
Mandej mbajtja e kuvendeve te njëanshme si në nëndegën Astrazup, Bubavec, Drenoc, Goriq, Lladroc e tjera e mundesuan këtë rezultat të sotshëm nga delegatë te porositur dhe nga njerëz që janë në shërbim të pushtetit të Nismës. Si anëtarë i komisionit i kam potencuar të gjitha këto parregullësi me shqetësim të madh, madje edhe duke mos i nënshkruar disa procesverbale.

Të gjitha këto që i ceka më lartë u shpërfaqën sot në kuvend ku me delegatë të manipuluar dhe të blerë, me joshje e premtime për punësime e poste nga njerëz të pushtetit ndodhi ajo që u pa me zgjedhjen kryetar të kundër kandidatit, ku gjysma e kuvendit e lëshuan kuvendin me kumtimin e rezultatit.

Unë si kandidat falënderoj të gjithë delegatët besuan në mua dhe nuk ranë pre e manipuluesve, keqpërdoruesve, profiterëve të LDK-së, e sekserëve të Nismës.

Kjo që sot ndodhi në kuvendin zgjedhor është instaluar përmes Nismës dhe vegalave të saj, por që LDK e vërtet nuk mund ta tërheqin pas. U bëj me dije të gjithë anëtarëve të LDK-së se këta që sot u zgjodhën në kuvend nuk janë përfaqësuesit e denjë të LDK-së, gjë për të cilën koha do të jetë dëshmitari më i mirë.

Me respekt,
Labinot Gashi

Share.