Në kuadër të realizimit të projekteve dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, po realizohet edhe projekti i ndërtimit të trotuarit në fshatin Llazicë.

Punimet në këtë fshat i ka parë nga afër, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina dhe asamblistja në Kuvendin e Komunës së Malishevës, Fjoralbë Dobruna.

Morina e Dobruna, janë njoftuar me punimet që janë duke i zhvilluar në ndërtimin e trotuarit, që ka një gjatësi prej 620 metrave.

“Ndërtimi i trotuarit ju lehtëson qarkullimin e këmbësorëve në këtë pjesë të fshatit, e në veçanti nxënësve”, tha drejtori Morina, i cili i uroi banorët për këtë projekt që po realizohet.

Ndërtimi i trotuarit në fshatin Llazicë, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës dhe është pjesë e projekteve në listën e investimeve kapitale./TV Malisheva

Share.