Aventurës së Simone Inzaghit te Interi po i vie fundi dhe atë mund ta shpëtojë vetëm ndonjë arrtije deri në finalet e Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve të ditëve të fundit, Inzaghit i duhet një mrekulli’ në Evropë nëse dëshiron të qëndrojë në :Giuseppe Meazza” sezonin e ardhshëm.

Me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit në ligë, forma aktuale nuk jep sinjale të mira për trajnerin italian.

Me këtë skenar që është shumë i mundur, “La Gazetta dello Sport” përmend katër emra që mund ta marrin drejtimin e Interit.

Opsioni i preferuar do të ishte trajneri aktual i Brightonit, Roberto De Zerbi, i cili ka tejkaluar pritshmëritë në bregdetin jugor anglez që kur mori drejtimin nga e kësaj skuadrë nga Graham Potter në shtator.

Ndihmës drejtori sportiv i Interit, Dario Baccin e njeh mirë De Zerbin nga koha e tyre në Palermo dhe tashmë ka kontaktuar me ish- trajnerin e Sassuolo-s përpara se ta angazhonin Antonio Conten në verën e vitit 2019.

Antonio Conte tashmë është duke u lidhur me disa nga skuadrat kryesore në Itali pasi kontrata e tij me Tottenhamin u ndërpre me pëlqim të ndërsjellë.

53-vjeçari është një opsion i provuar dhe i testuar dhe Interi tashmë e di se për çfarë do të ishte duke e ri-punësuar trajnerin që fitoi Scudetton e parë të klubit në 11 sezone në 2020-21.

Ndoshta një nga opsionet më të përballueshme në treg, është Thiago Motta i cili aktualisht ka pak më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale me Bolonjën.

40-vjeçari ka impresionuar gjatë periudhës së tij me Bolonjën, e cila aktualisht zë vendin e tetë në tabelën e Serisë A.

Opsioni ‘fantazi’ sipas “Gazzetta”. Është Diego Simeone i cili ka qenë prej kohësh një adhurues i Interit dhe nuk e ka fshehur kurrë interesin e tij për të marrë drejtimin e zi kaltërve.

/TV Malisheva

Share.