Bruce Williamson, liderit i grupit të njohur “Temptations”, ka vdekur nga coronavirusi.

Ai ndërroi jetë të dielën në mbrëmje në shtëpinë e tij në Vegas pas një përballje me COVID-19.

Djali i Williamson i ka bërë një dedikim prekës të atit përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale.

Bruce Williamson

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se si ndjehem në këto momente. Të dua babi, faleminderit që je kaq i mrekullueshëm, i dashur dhe që je ky që je. I lutem Zotit që të takohemi sërish”, shkroi ai.

Artisti amerikan u kthye në “Temptations” në vitin 2006 dhe këndoi me grupin deri në vitin 2015.

Ai performoi me grupin në koncerte dhe në shfaqje të ndryshme televizive.

“My Girl”, “The Way You Do the Things You Do”, “Get Ready”, janë ndër projektet që ka interpretuar Williamson.

Bruce Williamson (Foto: Getty Images/Guliver)

Bruce ishte lindur në Compton (Kaliforni) më 28 shtator të vitit 1970./TV Malisheva

Share.