Tanimë nuk është sekrete se do të ketë ndryshime të mëdha te skuadra e Liverpoolit pas këtij sezoni jo të mirë që po e kalon gjiganti anglez.

Jurgen Klopp e ka konfirmuar vetë se do të ketë transferime të reja gjatë kësaj vere, ndërsa gazetarët lokal bëjnë të ditur se ndër synimet e Liverpoolit janë Jude Bellingham dhe Mason Mount.

Ndërkaq, pak flitet për largimet nga “Të Kuqtë”. Tani, siç bëhet e ditur nga “Daily Express”, Liverpooli pritet të largojë plot 13 lojtarë këtë verë, që të krijojë fonde për transferime të reja.

Thuhet se lojtarët të cilët nuk e kanë të ardhmen e sigurt në “Anfield Road” janë Joel Matip, Joe Gomez, Tsimikas, Kelleher, Milner, Firmino, Chamberlain, Keita, Phillips, Williams, Va nden Berg, Adrian dhe Arthur. /TV Malisheva

Share.