Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të luftës së UCk-së dhe Martirëve të luftës i kryesuar nga, Ilaz Krasniqi, mbajti mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit.

Pikat të cilat u diskutuan janë: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbale nga mbledhjet e kaluara (nga mbledhje e IV dhe V), shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së komitetit për vitin 2022, diskutimi rreth ditës së Pavarsisë së Kosovës 17 shkurt, të ndryshme.

Anëtarët e Komiteti pas diskutimeve, miratuan raporitn e punës për vitin 2023, kurse në vazhdim të mbledhjes diskutuan dhe denuan aktin i cili ndodhi ditë më parë në fshatin Damanek, ku disa individë të papërgjegjshëm kishin thyer lapidarin që mban emrat e veteranëve luftëtar dhe invalidëve të UCK-së, duke kërkuar nga organet e rendit, zbardhjen e rastit sa më parë.
Në fund të këtij takimi, Krasniqi u uroj familjeve të dëshmorëve të kombit, 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës si dhe gjithë qytetarëve, duke shpresuar që në festat tjera t’i kemi edhe prirësit e luftës ne mesin tonë, të cilët po mbahen padrejtësisht në Tribunalin e Hagës.
/TV Malisheva

Share.