Skuadra e Prishtinës në hendboll për meshkuj ka konfirmuar se këtë edicon do të jenë pjesë e garave evropiane.

Nënkampioni i Kosovës, shkruan se tashmë zyrtarisht do të marrin pjesë në EHF European Cup.

Njoftimi i plotë i klubit nga kryeqyteti:

KH Prishtina përfaqëson Kosovën në garat evropiane

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se klubi jonë, KH Prishtina edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e garës EHF European Cup.

Kundërshtari i Prishtinës do të kuptohet në muajt në vazhdim.

Pjesëmarrja në garat evropiane vjen si rezultat i punës së palodhshme të kryetarit Kolgeci, drejtorit Cela, dhe angazhimit maksimal të të gjithë stafit teknik dhe lojtarëve në sezonën tanimë të përfunduar 2019/2020.

Tani, më shumë se kurrë klubi jonë shpreson se do ta ndihmojnë sponsorët, individët e ndryshëm e mbi të gjitha Komuna e Prishtinës, për garat evropiane.

Evropë, ne po vijmë!/Tv Malisheva

Share.