Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka sqaruar të ardhmen e Kylian Mbappes gjatë konferencës ku u prezantua Luis Enrique si trajner i ri i skuadrës.

Sheiku arab ishte shumë i qartë për të ardhmen e francezit duke thënë se ai nuk mund të largohet se lojtar i lirë.

“Pozicioni ynë për Mbappé është shumë i qartë, ne nuk duam që ai të largohet falas në qershor të vitit 2024, e pamundur”, tha fillimisht Khelaifi.

Ai shtoi se nëse ylli francez dëshiron të qëndrojë, ateherë duhet të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

“Nëse Kylian dëshiron të qëndrojë, ne duam që ai të qëndrojë këtu por Mbappé duhet të nënshkruajë një kontratë të re për të qëndruar këtu. Ne nuk duam të humbasim falas lojtarin më të mirë në botë, është e pamundur. Mund ta konsiderojmë të pamundur. Mbappé vetë ka thënë se nuk do të largohet falas. Nëse ai ndryshoi mendje, nuk është faji im”, tha në fund ai.

Kujtojmë se Mbappe ka refuzuar deri më tani vazhdimin e kontratës me PSGN-në, derisa interesim për të ka nga Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United.

/TV Malisheva

Share.