Moderatorja dhe modelja e njohur shqiptare, Kiara Tito është një nga konkurrentet e këtij edicioni të dytë të reality show-t shumë të ndjekur, Big Brother VIP Albania. Së fundmi, në një bisedë me disa nga banorët e tjerë në shtëpi, ajo ka dhënë detaje nga lidhja e saj e mëparshme.

Kiara ka qenë e lidhur më parë me këngëtarin e njohur shqiptar Butrint Imeri, teksa ka treguar se edhe pse nuk bashkëjetonte me të, ajo dhe ish-partneri i saj qëndronin dhe kalonin shumë kohë te shtëpitë e njëri-tjetrit. Historia e saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili duket se ka interes kundrejt saj.

‘Nuk kemi bashkëjetuar, më shumë kemi jetuar te shtëpia e njëri-tjetrit. Rrinim shumë bashkë”- tha Kiara Tito, ndërsa pas deklaratës së saj ka ndërhyrë menjëherë edhe Luiz Ejlli: Kjo kur është shumë e afeksionuar, të mban afër!”- tha këngëtari.

E pas kësaj ndërhyrje të Luizit, Kiara i ka kthyer përgjigje, duke thënë se ajo bëhet tjetër njeri kur afeksionohet. “Atë se di ti, se unë kur afeksionohem jam tjetër njeri”- tha Kiara Tito. Kujtojmë që mes dyshes ka pasur shumë ngacmime, teksa duket se nga ana e tij ka kundrejt moderatores./TV Malisheva

Share.