Kida nuk i ndalon fotografitë atraktive në bikini.

Kida ka publikuar fotografi të reja nga pushimet, në të cilat erdhi shumë joshëse, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja tregoi linjat trupore e veshur në bikini, ku dukej në formë shumë të mirë dhe po shijonte në maksimum këto ditë larg angazhimeve në muzikë.

“Zona e rrezikut”, është mbishkrimi që ajo ia kishte lënë njërës prej fotove, në të cilat dukej ‘përvëluese’.

Kujtojmë se projekt i fundit muzikor nga Kida është “Tela”, këngë kjo në duet me Ermal Fejzullahun.

Share.