Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë se për tetë vite në pushtet, Nisma Socialdemokrate nuk ka punuar për diçka që do të mbahet mend ndërkohë që sipas tij, partia e tij ka punuar edhe për ato që vetëm është ndërruar, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë objekt të mirëfilltë nga Nisma, ndërsa se në kohën e qeverisjes së PDK0-së është ndërtuar shtëpia e kulturës, palestrat, qendrat e sportit, shkolla profesionale, stadium, ujësjellësi e të tjera.

“Objekte kapitale të mëdha për të cilat ka mu përmend qeverisja e Nismës, nuk i kemi, asnjë objekt të mirëfilltë që kanë me mbajt mend qytetarët nuk ka ndodhë dhe ne jemi identifikuar se Malisheva gjatë kohës tonë ka kryer projektet kryesore, ato që i kemi pasur andrra mi pas, sot e kemi një shtëpi të jashtëzakonshme të kulturës, kemi një palestër, qendër të sportit me standarde të FIBA-s, kemi një shkollë profesionale, poashtu e nivelit europian e botëror, janë ndërtuar shumë shkolla, stadiumi i qytetit, ujësjellësi që ka furnizuar 24 orë ujë, e sot ka reduktime të shpeshta, tash nuk është përcjellë ritmi I njejtë I investimeve dhe Malisheva është vendi që ballafaqohet më së shumti me mungesë të energjisë elektrike dhe ujit”, ka thënë Kilaj,

Kujtojmë se Partia Demokratike në Malishevë, në krye me Isni Kilajn ka qeverisur për dy mandate. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.