Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi rezultate interesante.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kukës Arena”, skuadra e Kukësit e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Bylisin, raporton TV Malisheva.
Fitoren Kukësit ia siguruan goli i Atdhe Rashitit (minuta e 66′) dhe Gjelbrim Taipi që e vulosi rezultatin final 2:0 në minutën e 80′ të ndeshjes.
Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja mes Kastriotit dhe Teutës, ku të dy skuadrat ndanë pikët e barabarta në stadiumin “Kamza” në Tiranë, pasi që rezultati final i ndeshjes ishte i barabartë 0:0.
Me pikët e reja, Kukësi ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e pestë, krahas kundërshtarit të sotëm, Bylisit, që renditet në vendin e nëntë me 27 pikë.
Në anën tjetër, pas barazimit të sotëm, Kastrioti vazhdon të jetë i fundit në tabelë, tani me 24 pikë, kurse Teuta renditet në vendin e shtatë me 33 pikë të arkëtuara.
Rezultatet finale të dy ndeshjeve që kanë përfunduar në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Kastrioti 0:0 Teuta
Kukësi 2:0 Bylisi
/TV Malisheva