Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u paraqit sot për mediat para ndeshjes në Premier Ligë kundër Leeds United.

Gjatë konferencës për media, e gjithë vëmendja ishte te spekulimet se Liverpooli është tërhequr nga gara për të siguruar shërbimet e Jude Bellingham, dhe si duket Klopp e ka pranuar këtë gjë.

Klopp tha se nuk e di pse flasim për gjëra të cilat nuk mund t’i kemi.

“Unë nuk e di pse ne flasim për gjëra të cilat teorikisht ne nuk mund t’i kemi. Nëse një fëmijë dëshiron një Ferrari për Krishtlindje, ju thoni se nuk mund ta përballoni atë dhe nuk mund ta ngisni”, tha Klopp.

“Çfarë na duhet dhe çfarë ne dëshirojmë, ne do të japim më të mirën që të veprojmë dhe ta marrim”, shtoi më tej Klopp.

Liverpooli rikthehet në aksion këtë të hëne, ku zhvillon ndeshje si mysafir kundër skuadrës së Leeds United në kuadër të Premier Ligës.

/TV Malisheva

Share.