Trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp mbetet i interesuar për anësorin sulmues të Wolverhampton Wanderers, Adama Traore.
Traore është në listën e blerjeve të Liverpoolit, me çmimin e tij që besohet të jetë vendosur në rreth 60 milionë funte.
Pasi bastisi skuadrën e Nuno Espirito Santo për Diogo Jota këtë verë, Traore tani mund ta ndjek bashkëlojtarin e tij në rrugën drejt Anfield.
Adama gjithashtu është i lidhur me një kthim në ish-klubin e Barcelonës falë paraqitjeve të mira me Spanjën këtë javë.
Ndryshe, Traore njihet për eksplozivitetin e tij në sulm, me shpejtësi, teknikë dhe forcë. /TV Malisheva