Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka folur për mundësinë që drejtuesit e klubit ta shkarkojnë ata pas rezultateve jo të mira në Premier Ligë.

“The Reds” së fundi u mposhtën nga Manchester City me rezultat 4-1, humbje kjo e dyta radhazi pas asaj nga Bournemouthi.

“Nuk kam frikë nga shkarkimi, jo. Nuk ka nevojë të kem frikë. Unë jam plotësisht i fokusuar në punën time, por ne duhet ta zgjidhim këtë situatë. Ne nuk mund të vazhdojmë të luajmë siç bëjmë herë pas here. Duhet të gjejmë një rrugëdalje”, ka thënë trajneri gjerman.

Pas 27 xhirove, Liverpooli ka mbledhur 42 pikë dhe pozicionohet në vendin e tetë në tabel.

/TV Malisheva

Share.