Futbollisti i Kampionit të Anglisë, Xherdan Shaqiri, mund t’i bashkohet gjigantit të Superligës së Turqisë, “Fenerbahçe”.

Mediat turke raportojnë se “Fenerbahçe” është i gatshëm t’i ofrojë Shaqirit page vjetore prej 3 milionësh eurosh, për një marrëveshje trevjeçare.

Nëse realizohet kalimi te “Fenerbahçe”, Shaqiri do t’i bashkohej Vedat Muriqit, sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, i cili është shumë I kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane.

Share.