Ekipi nga Dobraja e Madhe e Komunës së Lipjanit, Arbëria ka befasuar për të mirë në edicionin e parë të tyre në Superligën e Kosovës në futboll.

Ata kanë 11 pikë pas 9 ndeshjeve dhe renditet në vendin e pestë, gjashtë pikë larg zonës së rrezikshme

Por, Arbëria ende nuk e ka shijuar fitoren si vendas. Në 4 ndeshjet e zhvilluara si nikoqir, Arbëria ka regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje.

Kujtojmë se Arbëria nuk po i zhvillon ndeshjet në stadiumin e saj në Lipjan, por në stadiumin e Obiliqit, “Agron Rama”.

Share.