Diego Maradona dikur ka luajtur për Tottenham Hotspur përpara 30 mijë tifozëve në Ëhite Hart Lane dhe iu desh të huazonte këpucë sportive nga bashkëlojtari Clive Allen për këtë rast.

Argjentinasi i vogël, i cili vdiq fatkeqësisht të mërkurën pasdite pas një sulmi në zemër, në moshën 60 vjeç, veshi fanellën e Spurs për ndeshjen lamtumirëse të Ossie Ardiles në vitin 1986.

Maradona një mik i madh i ish-mesfushorit të Spurs, luajti së bashku me Glenn Hoddle dhe Chris Waddle atë natë, por ishte fituesi i Kupës së Botës ai që i befasoi të gjithë, duke mbathur një palë këpucë sportive të huazuara nga Clive Allen.

Është vet Allen, i cili e kujtoi rastin në një intervistë për talkSPORT.

 

“Ossie tha: Kush ka këpucë me madhësi 39.5. Unë i thashë se kisha dy palë këpucë; një palë të vjetra që i kisha mbathur gjatë gjithë sezonit dhe një palë të reja, kështu që thashë: ‘Diego, bëhu mysafiri im dhe merr cilëndo  palë që dëshiron!”.

“Unë kurrë nuk kam luajtur në një lojë ku jam ndjerë si spektator, sepse atë natë, Diego dhe Glenn ishin thjesht nga një planet tjetër”.

 

“Ata ishin telepatik, dhe ju thjesht donit që ata të kishin topin. Disa nga shikimet dhe aftësitë ishin të pabesueshme”, kujton Allen.

Glenn Hoddle ishte një tjetër lojtar që u ‘çmend’ nga prania e Maradonas në ditën e veçantë të Ardiles.

“Magnetizmi i pastër i Maradonës ngriti të gjithë atmosferën. Një turmë marramendëse prej 30 mijë tifozësh u paraqit për ndeshjen dhe fillimi duhej të vonohej për 15 minuta për të lejuar të gjithë mijëra tifozë të hynin brenda”.

 

“Maradona dhe Ossie hynë në stadium pasi dy skuadrat duartrokitën me zë të lartë. Ishte e qartë se publiku ishte entuziazmuar që kishte mundësinë të shihte një lojtar të aftësive të veçanta të Maradona, dhe ai nuk i zhgënjeu ata”.

“Sigurisht që ai nuk e zgjati veten plotësisht, por unë jam një lojtar, filozofia e të cilit është e ndërtuar rreth futbollit të aftë dhe nuk mund të mos e admiroja këtë gjeni të vogël”, ka deklaruar Hoddle për faqen zyrtare të Spurs./TV Malisheva

 

Share.