Skuadra e rikthyer në Bundesligë këtë edicion, Koln ka ‘prezantuar’ transferimin më të qëlluar të kësaj vere.

Skuadra gjermane ka zyrtarizuar blerjen e një dhie, që është simbol i këtij klubi.

Kjo kafshë është marrë nga kopshti zoologjik i qytetit, ndërsa quhet Henes IX, përcjell lajmi.net.

Henes IX do ta zëvendësoj Henes XIII, i cili ishte pjesë e klubit që nga viti 2008, por që u detyrua ta braktisë klubin për shkak të osteoporozës.

Kafsha e re do ta përcjell Kolnin në sezonin e ri, ndërsa tifozët kanë shpresë se ardhja e re do t’i sjell sa më shumë fat ekipit të tyre.

Share.