Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur një takim të zgjeruar të Shtabit Emergjent Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe përfaqësuesve të subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, ku është shqyrtuar situata aktuale në Malishevë. Nga ky takim doli edhe propozimi për lejimin edhe të disa veprimtarive tjera të punojnë, pas vendimit të mëhershëm për ndalimin e veprimtarive të subjekteve afariste.

Pas shqyrtimit të situatës, me propozim të shtabit komunal dhe në pajtueshmëri edhe nga përfaqësuesit e subjekteve politike në KK të Malishevës, u mor vendim për plotësimin e urdhëresës 01/247, përmes së cilës lejohen të punojnë edhe disa veprimtari tjera afariste.

Veprimtaritë të cilat do të lejohen të punën nga dita e nesërme (e martë, 21.042020), janë këto: pikat e shitjes së derivateve dhe gazit, kompanitë që merren me grumbullimin e grurit dhe furnizimit me miell, ato të grumbullimit të qumështit, kompanitë bankare dhe përfaqësitë të cilat bëjnë transfere të parave, fabrikat e përpunimit të letrës, shërbimet e internetit dhe kabllovikut, depot që merren me furnizim të materiali ndërtimor, automekanikët, gomisterët dhe autolarjet.

Veprimtaritë tjera vazhdojnë të mos lejohen të punojnë, deri në një vendim tjetër.

Zbatimin e kësaj urdhërese obligohet ta bëj Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Masat për ndalimin e veprimtarive të subjekteve afariste, janë marrë në kuadër të masave shtesë për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së COVID-19, në territorin e Komunës së Malishevës.

Sektori i bujqësisë, lejohet të punoj, sipas vendimeve të Ministrisë së Bujqësisë./ Tv Malisheva

Share.