Vjen largimi i katërt me radhë në klubin e Llapit.
Pas Osmani, Raboshtës e Pefqelit largimin nga radhët e Llapit e ka konfirmuar edhe mbrojtësi, Leutrim Kadriu.
Mbrojtësi llapjan në një postim në facebook e ka bërë të ditur largimin nga Llapi i Podujevës.
“Përmes këtij postimi desha të ju informoj që kam përfunduar kontratën me Llapin. Tash e tutje jam lojtar i lirë. Falenderoj bashkëlojtarët dhe tifozët Legjendat, klubit të Llapit i dëshiroj suksese”, ka shkruar Kadriu.