Federata e boksit të Kosovës po vazhdon me aktivitet të shumta duke marrë pjesë në turne të rëndësishmë ndërkombëtar.

Përfaqësuesja e Kosovës në boks për shkollar (kadet) 2008-2009 do të marr pjesë në turneun ndërkombëtarë “TROPHY OF THE PODGORICA”, i cili do të mbahet nga datat 23-27 qershor 2022 në Podgoricë (Mali i Zi).

Kosova do të përfaqësohet me dy boksier, 37-40kg.Riad Isufi,52kg.Flori Tarani dhe selektori Besnik Vranovci.

Përfaqësuesja e Kosovës në boks për të rinjë (youth 17-18 vjeçar) 2004-2005 do të marr pjesë në turneun ndërkombëtarë “ARENA KUP”, i cili do të mbahet me 25 Qershor 2022 në Shkup (Maqedonia e Veriut).

Kosova do të përfaqësohet me katër (4) boksier, 57kg. Bajram Zymi, 60kg. Dion Kunushevci, 63.5kg Planet Berisha, 86kg. Taulant Jakupi dhe trajneri Lirim Shllaku./TV Malisheva

Share.