Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll tashmë ka mësuar rivalët e saj në parakualifikimet për në Eurobasket 2025 në kategorinë e meshkujve.

“Dardanët” janë vendosur në grupin H dhe do të ballafaqohen me Kombëtaren e Zvicrës dhe atë të Danimarkës.

Duke ditur kualitete e këtyre dy vendeve në lojën e basketbollit, ky short nuk mund të konsiderohet si shumë i vështirë, andaj synimi do të jetë që Kosova të kalojë në fazat finale të këtij kampionati.

/TV Malisheva

Share.