Ka përfunduar përballja tejet interesante mes Izraelit dhe Kosovës, ku të dy kombëtaret kanë ndarë pikët.

Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bloomfield”, Kosova ka barazuar 1:1 si mysafire ndaj Izraelit.

Fillimisht, rezultatin të parët e zhbllokuan “Dardanët”, ku kalojnë në epërsi prej 1:0 përmes autogolit të Elazar Dasa në minutën e 36′.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të barazimit për izraelitët e shënoi Dor Peretz, i cili vulosi rezultatin final 1:1 në minutën e 56′.

Kosova arriti të gjej përsëri golin në Tel Aviv përmes Milot Rashicës, por që VAR-i vendosi ta anulojë atë për shkak se gjatë aksionit kishte pasur prekje të topit me dorë nga ylli kosovar.

Me pikët e reja, Kosova zë vendin e dytë në Grupin I me një pikë, aq sa ka edhe Izraeli në vendin e tretë.

Rezultati final i ndeshjes është i barabartë 1:1. /TV Malisheva

Share.