Kosova po merr pjesë në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Krakov me atletët nga disiplina të ndryshme sportive.

Së fundi, shenjëtari Nexhat Sahiti ka përfunduar garimin në garat e shenjëtarisë sportive në Lojërat Evropiane.

Me 568 pikë, shenjëtari nga Kosova doli i 31-ti, në disiplinën 10 metra pistoletë ajrore, duke mos arritur të kualifikohet në finale.

Sahiti kishte disa momente të mira, sidomos në serinë e katërt ku qëlloi 9 dhjetëshe nga 10 sosh, por që nuk pati ecuri të tillë edhe në seritë tjera.

/TV Malisheva

Share.