Kosova dhe Shqipëria do të ballafaqohen sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kategorinë e moshave U21.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin G të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të këtyre grupmoshave që zhvillohet në vitin 2023, transmeton TV Malisheva.

Shqipëria në këtë grup është e treta me nëntë pikë, kurse Kosova në të pestin me vetëm tri pikë dhe ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit.

Share.