Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se, Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës.

Krasniqi në Facebook ka shkruar po ashtu se, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.

“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës! Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi.

 

Share.