Gjigandi katalunas Barcelona pavarësisht krizës financiare në klub është i gatshëm që të shpenzojë shumë marramendëse në yllin e Dortmundit.

Siç raportohet nga “Sport”, Barcelona ka propozuar një kontratë me një shumë afro 189 milionë eurove drejt Erling Haaland, në mënyrë që ta bindë atë të zgjedhë stadiumin “Camp Nou” gjatë kësaj vere si destinacionin e tij të ardhshëm.

“Blaugranët” spekulohet që i kanë ofruar Haalandit 189 milionë euro përgjatë pesë sezoneve të ardhshme.

Kjo shumë parasheh që ylli norvegjez të fitojë 19,9 milionë euro në vitin e tij të parë në “Camp Nou”, ku gradualisht do të rritet deri në 55 milionë euro në vitin e fundit të tij.

/TV Malisheva

Share.