Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme më Malishevë, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka thënë se këtë drejtori nuk ia kanë besuar kurrë një gruaje, për arsyen se kinse burrat janë menaxherë më të mirë se gratë, shkruan TV Malisheva.

Ajo ka thënë se kjo drejtori konsiderohet si njëra ndër drejtoritë me më së shumti punë dhe zakonisht ia kanë besuar një burri.

“Drejtoria e Administratës së Përgjithshme është si një lloj ombrelle e drejtorive të tjera, Komuna e Malishevës më parë nuk ka pasur një drejtoreshë në këtë drejtori, pasi që kjo drejtori konsiderohet si njëra ndër drejtoritë që ka më së shumti punë dhe zakonisht ia kanë besuar burrat se kinse ata janë menaxherë pak më të mirë se gratë”, ka thënë Kryeziu-Ramaj.

Ajo ka thënë se për herë të parë ka qenë ajo të cilës i është besuar një gruaje kjo drejtori, por që ajo thotë se nuk ka pasur ndonjë problem në menaxhimin e kësaj drejtorie.

“Kështu që për herë të parë, kryetari Begaj ma beson punën me udhëheq atë drejtori, por nuk është se kam pasur ndonjë problem në menaxhimin e kësaj drejtorie”, ka thënë ajo. /TV Malisheva

Share.