Pasi që dje u hodh shorti për raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve, sot u hodh shorti edhe për raundin e dytë të kualifikimeve të kësaj gare.

Ekipi shqiptar, Struga në rast fitoreje ndaj Zalgiris Vilnius, në raundin e dytë të këtyre kualifikimeve e pret ferri, ku do të përballet me gjigantin turk, Galatasaray.

Ndërkaq, fati si duket i ka buzëqeshur kampionit të Kosovës, Ballkanit i cili në rast fitoreje ndaj Ludogorets do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Olimipija Ljubjanas dhe Valmieras.

/TV Malisheva 

Share.