Ka përfunduar gara edhe për xhudisten, Loriana Kuka në Grand Prix Upper që po mbahet në Austri.

Në kuadër të kategorisë deri në 70 kilogramë, Kuka u mposht nga xhudistja holandeze Hilde Jager, në përballjen që ishte e vlefshme për medaljen e bronztë.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri në finalen e repesazhit, Loriana Kuka regjistroi tre fitore dhe dy humbje.

Në raundin e parë, Kuka e mposhti xhudisten polake, Aleksandra Kowalewska, në raundin e dytë e mposhti sllovenene, Anka Pogacnik, kurse në raundin e tretë u mposht nga xhudistja hungareze, Szabina Gercsak.

Në fazën e repesazhit, në raundin e parë Kuka e mposhti suedezen Anna Bernholm, kurse në raundin final u mposht nga holandezja, Hilde Jager.

/TV Malisheva

Share.