Është hedhur sot në Shkup short i fazës çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Shkëndija e Tetovës, dy herë fituese e këtij trofeu, do të ketë si kundërshtare skuadrën e Sileksit, që vetëm pak javë më parë i mori barazimin (1-1) skuadrës së Ernest Gjokës në Tetovë për kampionat. Bie në sy përplasja mes dy skuadrave shqiptare, Struga Trim&Lum – Renova. Shkupi do të përballet me Akademinë Pandev, ndërkohë që çifti i fundit është Bellasica – Makedonija GJ.P. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen më 25 nëntor.

Çiftet çerekfinaliste:

Sileks – Shkëndija

Ak. Pandev – FC Shkupi

Struga T&L – Renova

Bellasica – Makedonija GJ.P

/SS

Share.