Kanë përfunduar ndeshjet e programit të sotëm në Kupën e Shqipërisë, ku tanimë janë konfirmuar skuadrat të cilat kanë siguruar biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare.

Fillimisht, skuadra e Flamurtarit e mposhti Kastriotin si mysafirë me rezultat 4:2, ku fitore regjistroi edhe Kukësi që e mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Egnatias, përcjell TV Malisheva.

Kurse, kampioni aktual i kësaj gare Vllaznia e mposhti me rezultat të thellë 6:1 skuadrën e Pogradecit.

Tanimë janë konfirmuar skuadrat të cilat kanë arritur ta prekin fazën e gjysmëfinales në Kupën e Shqipërisë, ku ka mbetur vetëm edhe përballja mes Dinamo Tiranës dhe skuadrës së Tiranës që të përcaktojë gjysmëfinalistin e fundit.

Skuadrat të cilat kanë siguruar biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare janë Flamurtari, Egnatia, Laçi, Partizani, Teuta, Vllaznia dhe

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Kupën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.

Kastrioti 2 – 4 Flamurtari

Kukësi 1 – 0 Egnatia

Laçi 1 – 1 Tomori Berat

Partizani 2 – 0 Besëlidhja Lezha

Skënderbeu 2 – 2 Bylis (3-2 në penallti)

Teuta 2 – 0 Korabi Peshkopi

Vllaznia 6 – 1 Pogradeci

Share.