Kryeministri Kurti me anë të faqes së tij në Facebook ka vazhduar t’i numërojë sukseset e qeverisjes së tij. Ai sot ka bërë të ditur se nën drejtimin tij është ngritur “buxheti i komunave nga 547 milionë euro në vitin 2021 në 654 milionë sivjet. Kurse vitin tjetër ka parashikuar se i njëjti do të jetë në 742 milionë euro, duke bërë që ky buxhet të jetë në 195 milionë euro më i lartë sesa në vitin e parë të qeverisjes”.

Po ashtu, Kryeministri nuk ka nguruar t’ia mvesh vetës suksesin ne anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare “Open Government Partnership” duke e rreshtuar kështu “Kosovën me shtetet me demokratike në zotimin e përbashkët për qeverisje të hapur, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse”

Kurse ndër tjera Kurti ka numëruar edhe disa arritje tjera sikur se “nënshkrimin gjithsej të 15 nismave për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar, 150 projekte të ndryshme kapitale në komuna përmes programeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë për Zhvillimin Rajonal, mbi 1500 të rinj nga 10 komuna të ndryshme kanë përfituar nga programi “Komunat për të rinj”, dhe janë ndarë 3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë”. Madje ai e përmbylli këtë postim me konstatimin “Për qytetarët në komuna. Për komunat e qytetarëve”

Megjithatë, ka mbetur e paqartë se a janë ende komunat vend ku kishte zbritur korrupsioni prej institucioneve qendrore, akuzë kjo që Kurti ua kishte bërë atyre pasi i kishte humbur zgjedhjet lokale. Sepse si do të përkujdesej Kryeministri për ngritjen e buxhetit për atë nivel të pushtetit ku gëlon korrupsioni. Logjikisht kjo do të thoshte ta ushqeje këtë të fundit edhe më shumë.

/TV Malisheva

Share.