Kryeministri Albin Kurti ka pritur sonte në takim emisarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka biseduar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke në qendër, zbatimi i udhërrëfyesit për energji dhe çështje të tjera aktuale.

Stuart Peach ritheksoi përkushtimin e vendit të tij për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, si dhe për nismat për bashkëpunim rajonal.

Duke theksuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, kryeministri Kurti ritheksoi synimin dhe angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Kurti e njoftoi emisarin Peach për masat e ndërmarra nga Qeveria, në mbështetje të qytetarëve, nëpërmjet Pakos për Përballje me Inflacionin si dhe asaj të Ringjalljes Ekonomike.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin rajonal dhe Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Samitin e Ballkanit Perëndimor nesër në Prishtinë.

Share.