Manchester United e ka konfirmuar se Bruno Fernandes do të emërohet si kapiten i ekipit të parë të klubit.

Të dielën, reprezentuesi anglez, Harry Maguire, zbuloi përmes një postimi në rrjetet sociale se i ishte hequr roli i kapitenit të United nga trajneri Erik ten Hag.

Kishte pritshmëri që ten Hag do t’i drejtohej playmakerit të tij portugez për të qenë pasuesi i Maguire si kapiten, gjë që u konfirmua sot.

Në një deklaratë të klubit thuhet:

“Bruno Fernandes është emëruar si kapiteni i ri i klubit të Manchester United. Mesfushori portugez ka mbajtur tashmë shiritin për United në shumë raste dhe Erik ten Hag ka konfirmuar se ai tani do të drejtojë ekipin në baza të përhershme”.

Fernandes bëri 37 paraqitje në Premier Ligë sezonin e kaluar dhe mbajti shiritin në krahë në 26 raste.

/TV Malisheva

Share.