Ish-trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti, i është ofruar një pagë e madhe për të marrë drejtimin e një klubi në Ligën Saudite, pretendojnë raportet në Itali, që besohet të jetë Al-Hilal.

Nën drejtimin e Spalletti, Napoli fitoi titullin e Serie A për herë të parë ps 33 vitesh, që ishte edhe titulli i parë në karrierën e tij si trajner.

Ai tha se ndihej i braktisur dhe për këtë arsye u largua në fund të sezonit, duke këmbëngulur se donte një vit jashtë fushës.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Spalletti mund të joshet të bëjë ndryshim të planeve, pasi atij i është ofruar një pagë me vlerë deri në 20 milionë euro në sezon për t’u bërë trajner i një ekipi të Ligës Saudite.

Klubi nuk është i zbuluar, por ka të ngjarë të jetë Al-Hilal, i cili është refuzuar dy herë nga trajnerii Juventusit, Massimiliano Allegri.

Spalletti ka qenë trajner jashtë Italisë më parë, duke kaluar më shumë se katër vjet në Rusi me Zenit St Petersburg.

Ai kishte bërë një pushim pasi u shkarkua nga Interi në vitin 2019, duke u rikthyer në punë te Napoli në verën e vitit 2021.

/TV Malisheva

Share.